Industria e automjeteve po vazhdon të tregojë performancë të jashtëzakonshme në vitin 2023, me disa nga kompanitë më të mëdha të makinave që kanë arritur shitje të larta. Këto kompani, janë adaptuar në një treg gjithnjë e më të ndryshueshëm, duke prezantuar makinat inovative që i përgjigjen kërkesave të konsumatorëve.
Sa i përket tregut evropian, rritje të konsiderueshme ka pasur lideri i makinave elektrike, Tesla që siç duket, punoi me strategjinë e duhur pasi uli çmimet e disa modeleve të tyre. Me shitje të larta janë karakterizuar edhe modele nga marka të tjera, si në vazhdim:
- Tesla Model Y, mbi 170 mijë njësi të shitura deri më tani
- Dacia Sandero, mbi 160 mijë njësi të shitura deri më tani
- Volkswagen T-Roc, mbi 150 mijë njësi të shitura deri më tani
- Peugeot 208, mbi 140 mijë njësi të shitura deri më tani
- Opel/Vauxhall Corsa, mbi 135 mijë njësi të shitura deri më tani
Suksesi i këtyre kompanive të makinave në vitin 2023, nënvizon natyrën dinamike të industrisë dhe interesin e rritur të konsumatorëve në makinat që janë të qëndrueshme dhe të avancuara në mënyrë teknologjike.