– Më 18 tetor, të vitit 2008, këngëtarja Adele u shfaq në ‘Saturday Night Live’ show, së bashku me kandidaten e atëhershme për zëvendës presidente amerikane, Sarah Palin. Shfaqja televizive fitoi vlerësimet më të larta në 14 vite transmetimi, me një total prej 17 milionë shikuesish.
– Në këtë datë, të vitit 2021, këngëtari Kanye West e ndryshoi ligjërisht emrin e tij në Ye, një pseudonim që ai e kishte mbajtur prej kohësh.
– Më 18 tetor, të vitit 2011, rock bendi anglez The Stone Roses, njoftuan se do të ribashkoheshin pas një ndarjeje 15-vjeçare. Grupi konfirmoi tre koncerte në ‘Heaton Park’, në Mançester, në datat 29, 30 qershor dhe 1 korrik, 2012.