“Dita Botërore e Ushqimit” festohet çdo vit më 16 tetor dhe shënon përvjetorin e themelimit të Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO), të Kombeve të Bashkuara.
Kjo ditë ka për qëllim trajtimin e urisë globale dhe përpjekjet për çrrënjosjen e urisë në të gjithë botën. “Dita Botërore e Ushqimit” për herë të parë u shënua në vitin 1945, duke shërbyer si një kujtesë për domosdoshmërinë e sigurimit të ushqimit të mjaftueshëm për të gjithë.
Ka miliona njerëz, në të gjithë botë, që vuajnë nga uria duke kaluar në një shqetësim globale, por që duhet trajtuar para se të jetë vonë. Një nga mesazhet kryesore të ‘Ditës Botërore të Ushqimit’, është nevoja për veprime të përbashkëta dhe inovacione, për të adresuar problemet e ushqimit në nivel global dhe për të promovuar një mjedis më të qëndrueshëm si dhe një sistemi të drejtë të prodhimit të ushqimit. Kjo ditë gjithashtu synon të mobilizojë individët, organizatat dhe qeveritë për të punuar drejt qëllimeve të përbashkëta të sigurisë së ushqimit dhe bujqësisë në nivel botëror.