– Më 16 tetor, të vitit 1977, u lind këngëtari, kantautori dhe njëherit kitaristi, John Mayer, në Bridgeport, Connecticut në SHBA.
– Në këtë datë, të vitit 2017, këngëtari Ed Sheeran, theu kyçin e dorës dhe bërrylin, në një aksident me biçikletë dhe u detyrua që të anulojë datat për turneun e tij, që do të mbahej në Azi.
– Në këtë datë, të vitit 2001, ndërroi jetë nga sëmundja me kancer, këngëtarja e zhanrit jazz, Etta Jones, në moshën 72 vjeçare, në Mount Vernon, të Nju Jork-ut. Në të njëjtën ditë ishte publikuar edhe albumi i saj ‘Etta Jones, Sings Lady Day’.