– Me 30 shtator, të vitit 1989, The Rolling Stones regjistruan videon për këngën “Rock And A Hard Place”, në stadiumin Foxboro-Sullivan.
– Në këtë datë, të vitit 2006, këngëtari Justin Timberlake, mbante pozitat e para të top listave amerikane, me albumin e tij të dytë ‘FutureSex/LoveSounds’. Ky ishte edhe një nga albumet më të shitura në iTunes.
– Në të njëjtën datë, por të vitit 1997, u publikua albumi i Bob Dylan, i titulluar ‘Time Out of Mind’.