‘Dita Botërore e Zemrës’ është një ngjarje e rëndësishme vjetore, e shënuar çdo vit më 29 shtator. Kjo ditë, festohet përmes aktiviteteve dhe ngjarjeve të ndryshme në nivel global, për të rritur ndërgjegjësimin për sëmundjet e zemrës dhe masat e saj parandaluese për menaxhimin e sëmundjeve kardiovaskulare.
Ngjarjet përqendrohen kryesisht në edukimin e njerëzve për shenjat dhe simptomat e sëmundjeve kardiovaskulare, për të shmangur çdo ndërlikim të mëtejshëm dhe inkurajimin e njerëzve për të rrënjosur një mënyrë jetese të shëndetshme, për të parandaluar dhe kontrolluar çdo sëmundje të lidhur me zemrën. Siç pohojnë kardiologët, zemra është një nga organet vitale të trupit të njeriut, mosfunksionimi i së cilës mund të çojë në fatalitet, ndaj është thelbësore që të gjithë të kujdesen për shëndetin e zemrës. Për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit për shëndetin kardiovaskular dhe disa zakone të jetesës, sëmundjet kardiovaskulare janë një nga arsyet kryesore të vdekshmërisë në mbarë botën.
Tema e sivjetme e ‘Ditës Botërore të Zemrës’, është “Përdoreni zemrën, njihni zemrën”, që thekson rëndësinë e kujdesit ndaj këtij organi jetik për njerëzit.