– Sot, 27 shtator, feston ditëlindjen këngëtarja kanadeze, Avril Lavigne, e lindur në vitin 1984, në Kanadë. Kënga e saj debutuese “Complicated”, e lansuar në vitin 2002, arriti në pozitat e para në top listat muzikore në të gjithë botën dhe për këtë këngë, këngëtarja fitoi dhjetëra çmime.
– Në këtë datë, të vitit 2008, bendi Metallica, qëndroi për tre javë në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e tyre të nëntë të incizuar në studio ‘Death Magnetic’.