“Bota është një libër dhe ata që nuk udhëtojnë, kanë lexuar vetëm një faqe”, kjo është vetëm një nga qindra e mijëra thëniet që shfaqin rëndësinë e udhëtimit dhe motivimin që të jemi turistë, kurdo që kemi mundësi. Por udhëtimi është vetëm një degë e gamës së gjerë që përfshinë turizmi, i cili sa vjen e bëhet më i rëndësishëm. Rritja ekonomike, njohja e kulturave të reja, shijimi i bukurive të botës dhe promovimi kulturor i komuniteteve gjithandej globit, janë vetëm disa nga të mirat që i sjell turizmi. Prandaj, sot, më 27 shtator kremtojmë “Ditën Botërore të Turizmit”, ditë kjo e cila sivjet shënohet nën temën “Turizmi dhe Investimet e Gjelbërta”.
Turizmi është një nga industritë më të mëdha në botë dhe ka ndikim të madh në zhvillimin ekonomik të vendeve dhe promovimin e kulturës së tyre. “Dita Botërore e Turizmit” synon të theksojë pikërisht rëndësinë e kësaj fushe dhe të inkurajojë njerëzit që të eksplorojnë botën dhe të ndajnë përvojat e tyre. Andaj sot, kremtoni “Ditën Botërore të Turizmit” duke bërë listën e destinacioneve që do t’i vizitoni sapo të ju jepet mundësia.