Çdo vit, me datën 27 gusht, bota shënon edhe një ditë të veçantë dedikuar lojës klasike “Gur, Letër, Gërshërë”. Kjo lojë e cila luhet me duar, konsiderohet si njëra ndër lojërat më të vjetra në botë, në fakt ajo daton që nga dinastia kineze Han.
Shoqata “World Rock Paper Scissors” në Otava, në vitin 2014, e krijoi këtë ditë me qëllim të inkurajimit të njerëzve për të luajtur këtë lojë strategjike dhe për tu argëtuar. Kjo lojë është shumë e thjeshtë, ku: guri thyen gërshërët, gërshërët presin letrën dhe letra mbulon gurin.
Loja “Gur, Letër, Gërshërë” pëlqehet dhe preferohet të luhet nga të gjitha grup moshat, prandaj një ditë i është dedikuar pikërisht kësaj loje argëtuese dhe njëkohësisht strategjike.







