– Sot, feston ditëlindjen këngëtarja kanadeze, Shania Twain, e lindur në vitin 1965. Albumi i saj më i suksesshëm ishte ai i vitit 1997, i titulluar ‘Come On Over’, i cili u shit në mbi 40 milion kopje.
– Me 28 gusht, të vitit 1988, këngëtarja Kylie Minogue, vendosi një rekord të ri të shitjeve të albumeve në Angli, me publikimin e albumit të saj debutues ‘Kylie’, duke u bërë albumi më i shitur nga një këngëtare grua, me shitje me mbi dy milion kopje.
– Në këtë datë, të vitit 2003, Britney Spears dhe Madonna shkëmbyen një puthje në buzë gjatë performancës së tyre të drejtpërdrejtë, në ndarjen e çmimeve ‘MTV Video Music Awards’, duke u kthyer në sensacion botëror.