– Me 20 gusht, të vitit 2000, këngëtarja Janet Jackson, mbante pozitën e parë, në top listat e këngëve më të mira në Amerikë, me këngën e saj ‘Doesn’t Really Matter’.
– Në këtë datë, të vitit 1990, këngëtari Prince, lansoi albumin e tij ‘Graffiti Bridge’, që përmbante disa nga hitet e tij: ‘Thieves In The Temple’ dhe ‘New Power Generation’.
– Sot, me 20 gusht, feston ditëlindjen këngëtarja dhe aktorja Demi Lovato, e lindur në vitin 1992. Në vitin 2009, albumi i saj ‘Here We Go Again’, ishte një nga albumet më të dëgjuara të atij viti. Këngëtarja ka fituar disa çmime në muzikë dhe në vitin 2017, revista ‘Time’ e ka vlerësuar si një nga njerëzit më me influencë në botë.