Në botë ekzistojnë rreth 20.000 lloje të ndryshme bletësh, e sot ne e shënojmë ditën e tyre. “Dita Botërore e Bletës” është një ngjarje e cila kremtohet çdo vit, me datën 19 gusht, që nga viti 2009. Kjo ditë ka rëndësi të madhe për mjedisin, meqë bletët luajnë një rol kyç në mbjelljet dhe riprodhimin e shumë bimëve. Përmes procesit të polenizimit, bletët ndihmojnë shumë kultura të prodhojnë frytet e tyre, të nevojshme për ushqim të njerëzve dhe kafshëve si dhe ndihmojnë në mbajtjen e ekosistemeve të qëndrueshme dhe të shëndetshme.
Rreth 75% e kultivimeve botërore që konsumojmë ne dhe kafshët, janë në ndonjë formë të varësisë nga bletët dhe insektet e tjera, e kjo ka një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë globale dhe në burimet ushqimore.
“Dita Botërore e Bletës” është e rëndësishme për të rritur ndërgjegjësimin dhe veprimin për të mbrojtur bletët dhe mjedisin në të cilin jetojmë.