– Me 8 qershor, të vitit 2003, bendi Led Zeppelin, u rikthyen sërish në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë, me albumin e tyre të shtatë ‘How the west was won’.
– Sot më 8 qershor, feston ditëlindjen reperi dhe producenti Kanye West, i cili ka lindur në vitin 1977, në Atlanta të Amerikës. Këngëtari West, është një nga artistët me albumet më të shitura në botë, pasi ka shitur më shumë se 32 milion albume dhe ka 100 milion shkarkime dixhitale në të gjithë botën. Reperi West, po ashtu ka fituar gjithsej 21 çmime ‘Grammy’.
– Në po këtë datë, të vitit 1969, një nga themeluesit e ‘Rolling Stones’, Brian Jones, u largua nga grupi, pasi kishte mosmarrëveshje me anëtarët e tjerë. Ai në një intervistë tha se po largohej nga grupi ‘për të vazhduar karrierën solo’. Një muaj më vonë Jones, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.