Artdashës, ngjarjet kulturore që mund t’i ndiqni gjatë ditëve në vazhdim, janë të shumta, si: shfaqje teatrale, performanca muzikore, panaire dhe shumë aktivitete të tjera.
– Sot (8 qershor), në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nga ora 20:00, do të keni mundësi të shikoni premierën e baletit “Correr o Fado”, me koreografi nga Daniel Cardoso.
– Po në të njëjtin vend, më 13 qershor, nga ora 20:00, jepet vallëzimi teatral “Megalomani”, nën drejtimin dhe konceptimin e Robert Nuha.
– Panairi i Librit, i 23-ti me radhë “Prishtina 2023”, i cili ka filluar më 6 qershor, po vazhdon të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë, nga 9:00-20:00, në Pallatin e Rinisë. Panairi do të mbyllet më 11 qershor, në orën 18:00.
– Po ashtu, është njoftuar se festivali “Hardh Fest”, këtë vit do të mbahet me datat 1,2 dhe 3 shtator. Festivali në fjalë, sipas organizatorëve pritet të jetë spektakolar për faktin se do zhvillohet edhe në Prishtinë.
– Festivali i parë në Kosovë i Diellit “Solar Fest Prishtina”, i organizuar nga “Astronomy Club of Prishtina”, do të mbahet më 21 qershor, nga ora 13:00, në Prishtinë.
– Ndërsa, në Teatrin Adriana -Ferizaj, më 15 qershor, nga ora 20:00, do të mbahet repriza e shfaqjes “Vampiria”, në regji të Ard Islamit.