Edicioni i shtatë i festivalit ndërkombëtar të teatrove në vend, Prishtina International Theatre Festival (PITF) – Burbuqe Berisha 2023, ka përmbyllur me sukses festivalin, që për shtatë ditë me radhë ishte epiqendra e kulturës në kryeqytet.
Në një ceremoni madhështore të ndarjes së çmimeve, të organizuar në bashkëpunim më Kolegjin AAB, Art Image dhe ATV, kjo natë ishte e paharruar sidomos për garuesit e këtij edicioni që vinin nga: Spanja, Turqia, Kroacia, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova.
Edicioni i sivjetmë ka përfshirë garues me shfaqje nga vendi, rajoni dhe bota dhe në vijim mund të njiheni me fituesit e këtij edicioni të Prishtina International Theatre Festival- Burbuqe Berisha:
Këtë vit çmimin kryesor të PITF 2023, për aktorin më të mirë në rolin kryesor, e mori aktorja nga Kroacia, Buga Marija Simiç.
Çmimi “Best Play: Student Choice” – “Arbri” – nga Kosova
Çmimi “Best Play: Media Choice” – “Arbri” – nga Kosova
Çmimi “Best Supporting Actor” – Ard Islami, “Club Albania”, nga Kosova
Çmimi “Best Play” – “Fireworks – Sparks of Life” – nga Spanja
Çmimi kryesor i PITF 2023 “Best Actor” – Buga Marija Simiç “Rusalka” nga Kroacia.