‘Dita Botërore e Sklerozës Multipe’ është një fushatë vjetore për të rritur ndërgjegjësimin për këtë sëmundje, që në botë prek mbi 2.8 milion njerëz në vit. 30 maji, është një mundësi për të organizuar aktivitete të shumta, për të ndarë gjetjet e fundit në lidhje me këtë sëmundje, tani për tani të pa shërueshme.
Skleroza e shumëfishtë është një gjendje që mund të prekë trurin dhe palcën kurrizore, duke shkaktuar një gamë të gjerë simptomash, që mund të përfshijë probleme me shikim, me lëvizjen e krahëve ose këmbëve, mungesën e ekuilibrit, lodhje dhe simptoma të tjera.
E iniciuar në vitin 2009, nga Federata Ndërkombëtare e Sklerozës Multiple dhe anëtarët e saj globalë edhe këtë vit kjo ditë po shënohet me thirrjen për solidaritet dhe bashkëpunim me komunitetin e preku, për të përkrahur personat që vuajnë nga kjo sëmundje.