Në vazhdën e kampanjave në Radio KFOR-it, #BEUATY (Bukuria), është kampanja e radhës. Në kuadër të kësaj kampanje, në studion e Radio KFOR-it, i ftuar i moderatores Trendelina Duli, ishte stilisti i njohur i flokëve, Gent Azemi, i cili rrëfeu shumëçka nga karriera e tij, përfshirë historikun se si u spikatë talenti i tij.
“Talentin për rregullim të flokëve e kam të lindur. Në moshë shumë të re, e kam vënë re atë. Kam qenë vetëm 13 vjeçar, kur kam nisë të ia rregulloj flokët nënës sime, e rrjedhimisht më vonë kam nisur të merrem më profesionalisht me këtë profesion. Kam përfituar shumë nga kurse e trajnime të ndryshme, por edhe nga stilistë me renome botërore, përmes rrjeteve sociale. Kur kam filluar të merrem me këtë zanat, ka qenë temë tabu, se si ka mundësi një mashkull të merret me stilime flokësh të vajzave/grave”, tha z. Azemi.
Në kuadër të kësaj bisede, Genti po ashtu nënvizoi faktin se floku i shëndetshëm përbënë prioritet në punën që ai bën, përmes trajtimeve të shëndetshme që ia bën klienteve të shumta të tij.
Përveç vajzave e grave të profileve të ndryshme, në duart e Gentit kalojnë flokët e shumë personaliteteve të famshme, të cilat e duartrokasin punën e tij. Por, jo vetëm ato, Gentit ia ka besuar flokët edhe këngëtarja e madhe me famë botërore, Rita Ora, e cila është magjepsur me talentin e tij.
Në fund të kësaj bisede, ekskluzivisht për dëgjuesit e Radio KFOR-it, Genti zbuloi se më 19 maj, në lagjen Arbëria në Prishtinë, do të hap studion e tij personale, ku do të ketë shërbime të shumta për flokë dhe grim.