– Më 11 maj, të vitit 2011, një nga bluzat e rralla me simbole të muzikës rock, u shit për 10 mijë dollarë. Kjo shifër ishte rekorde për bluzën e Led Zeppelin dhe është shitur në eBay.
– Në datën e sotme, të vitit 1981, këngëtari Bob Marley, humbi betejën me kancerin, në moshën 36 vjeçare. Ai njihet si ikonë botërore e zhanrit muzikor reggae.
– Në po të njëjtën datë, të vitit 1991, dyshja suedeze, Roxette, u radhitën në pozitën e parë në SHBA me këngën e tyre ‘Joyride’. Kjo njëherit ishte kënga e katërt e grupit, që po zinte vendin e parë në SHBA në top listën muzikore amerikane ‘Billboard’.
– Me 11 maj, të vitit 2002, mbi 500 fansa të këngëtarit, Michael Jackson, organizuan një protestë para studios së incizimit ‘Sony’, në Berlin, duke thënë se kompania në fjalë nuk e kishte promovuar mjaftueshëm albumin ‘Invincible’, nga Jackson.