Ngjarjet kulturore vazhdojnë të jenë shoqërues të artdashësve edhe përgjatë gjysmës së muajit maj dhe në vijim mund të lexoni disa nga aktivitetet kulturore, që mund ti ndiqni gjatë ditëve në vazhdim:
Sonte, nga ora 20:00, në Teatrin e Qytetit të Gjilanit, prezantohet shfaqja “Fausti” me autor dhe regji Fadil Hysaj.
Në kuadër të programit të shfaqjeve mujore në Teatrin Kombëtar të Kosovës, nesër (12.05.2023), nga ora 20:00, jepet shfaqja “Stund Up Comedy” me pjesëmarrës Avni Shkodra, Valina Muqolli dhe Esat Shabani.
Teatri Adriana- Ferizaj, më 12 maj, nga ora 20:00, jep shfaqjen “Kërkohet bashkëshorti i ri” me autor, Miro Gavran dhe regjisor, Gëzim Hasani.
Më 12 maj, nga ora 19:30, në Teatrin ‘Oda’, fillon festivali POLIP- Festival Ndërkombëtar i Letërsisë, i cili do të vazhdojë edhe përgjatë dy ditëve të tjera, në datat 13 dhe 14 maj.
Në vendin e njëjtë, në Teatrin ‘Oda’, më 16 maj, në ora 18:00, fillon Festivali FemArt, i cili do të mbahet edhe përgjatë datave 19 dhe 21 maj.