Policia e Kosovës përveç aktiviteteve të shumta ditore në ruajtjen dhe sigurinë e qytetarëve, gjatë muajit maj, po i organizon një sërë aktivitetesh që përfshijnë fushata vetëdijesuese.
Me qëllim të rritjes së nivelit të sigurisë në trafikun rrugor, policia në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe në rajonin e Veriut, përmes motos ‘Shofer Kujdes’, kanë shpërndarë fletushka me mesazhe informuese e vetëdijesimi, për kujdes të shtuar dhe respektim të shpejtësisë.
Policia e Kosovës, përveç realizimit të planeve operacionale, ka mbajtur 11 ligjërata gjatë këtij muaji, në institucione shkollore dhe 20 fushata sensibilizuese në media dhe rrjete sociale, për vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik.
Gjatë këtij muaji, Policia e Kosovës ka vazhduar edhe me kampanja sensibilizuese për konkursin e hapur për komunitetet pakicë. Përmes video mesazheve, fushatave sensibilizuese dhe takimeve zyrtare Policia e Kosovës vazhdon ti inkurajojë dhe ftojë qytetarët e të gjitha komuniteteve, që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës.