Edhe një herë, muzika do të jetë gjuha e të e gjithëve në kuadër të festivalit ‘Erdhlezeti’, i cili do të mbahet këtë muaj në sheshin e Prishtinës, me datën 14 maj. Të pranishmit do ndjenjë lezetin e shumë performancave që do të jehojnë në Prishtinë, përgjatë gjithë ditës së diel, me një program që fillon nga ora 13:00 dhe do të zgjasë deri në orën 22:00. Për dallim nga vitet e shkuara, në vitin jubilar, ‘Erdhlezeti’ vjen me disa ndryshime që do ta bëjnë të paharrueshme eksperiencën e pjesëmarrësve. E këto informata të lartpërmendura, Radio KFOR-i i kuptoi nga Drejtori Artistik i Festivalit ‘Erdhlezeti’, z. Bajram Kafu Kinolli, i cili është edhe njëri nga themeluesit e tij: “Këtë vit ‘Erdhlezeti’, do të mbahet në shesh të Prishtinës dhe pasi jemi tu e mbyllë një dekadë të këtij organizimi, kemi menduar që me qenë “free” apo i hapur për të gjithë, ku do të na presin shumë supriza dhe shumë bende. Është hera e parë që ky festival do të mbahet në sheh dhe pa bileta, për dallim nga vitet e shkuara, ku festivalin e kemi mbajtur përballë ‘Dit’e nat’. Tash po e ndërrojmë lokacionin, pasi që është 10 vjetori i festivalit dhe kemi menduar ta bëjmë të hapur për të gjithë, në shesh.”
Ashtu sikurse në vitet e kaluara edhe sivjet, ‘Erdhlezeti’ premton perfomanca që vijnë nga bende edhe jashtë Kosovës, tregoi z. Kinolli dhe më tej shtoi: “Si zakonisht edhe sivjet e kemi përfshi gjithë Ballkanin, mirëpo sivjet kemi shkuar edhe pak më në lindje. Pra, do ta kemi një bend i cili vjen nga Lindja e Afërt dhe patjetër që do ti kemi bendet rajonale dhe ato vendore apo nga Kosova. Si çdo herë tjetër edhe sivjet, kemi për qëllim të prezantojmë diçka të re, diçka që nuk është prezantuar në Prishtinë ose në Kosovë dhe me pas energji sa më të mirë dhe me kultivu kultura të ndryshme. Duhet përmendim se në këtë festival çdo herë e kemi edhe një bend rom që vjen nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut ose Serbia.”
Festivali ‘Erdhlezeti’ ndër të tjerë, mbështetës kryesorë ka Shtëpinë e Evropës, e cila e ka mbështet festivalin edhe në kuadër të Muajit të Evropës, që shënohet në maj, po ashtu Komunën e Prishtinës si dhe shumë sponsor të tjerë. Ashtu sikurse viteve paraprake, organizatorët kanë bërë të ditur se ndalohet shitja e pijeve alkoolike për moshat nën 18-vjeç.