Minat dhe mjetet e pashpërthyera janë ende kërcënim për sigurinë e njerëzve në Kosovë. Sipas Planit Kombëtar të Çminimit, Kosova pritet të pastrohet nga të gjitha lokacionet e rrezikshme dhe të kontaminuara me eksploziv, deri në vitin 2025. Sipas të dhënave zyrtare, janë gjithsej 75 lokacione të tilla. Parandalimi është gjithmonë më i mirë se shërimi. Fatkeqësitë e minave mund të eliminohen, vetëm nëse të gjithë bashkëpunojmë me Policinë e Kosovës. Nëse shihni ndonjë minë apo objekt të dyshimtë, ju lutemi telefononi menjëherë Policinë e Kosovës, në numrin 192.