– Me 13 prill, të vitit 2007, në SHBA u lansua albumi i dytë i këngëtares Amy Winehouse, i titulluar ‘Back to Black’. Pas një jave, albumi në fjalë hyri në top listën e Billboard, ndërsa me po këtë album, Winehouse fitoi pesë çmime Grammy, atë për albumin e vitit, duke përfshirë produksionin e vitit dhe kënga më e mirë e vitit, për këngën “Rehab”.
– Në këtë datë, të vitit 1967, këngëtarët Nancy dhe Frank Sinatra, ishin në pozitën e parë në top listat muzikore në SHBA edhe në Angli, me këngën ‘Somethin’ Stupid’, duke u bërë dueti i parë në histori që u klasifikuan në këtë pozitë, këngë kjo e kënduar nga babai dhe vajza e tij. Teksti i kësaj kënge të famshme, ishte shkruar nga Carson Parks.