Një nga mënyrat më të lehta për larguar stresin ditor, është ecja në natyrë apo hiking, e këtë e thonë ekspertët e shëndetit, të cilët këshillojnë se ecja lehtëson stresin, përmes relaksimit dhe pamjeve piktoreske që na i sjell natyra.
Efekti i ecjes si një teknikë për lehtësimin e stresit, vjen nga një kombinim i gjërave të shëndetshme që ecja i bashkon në një. Midis ushtrimeve aerobike, mjedisit qetësues natyral dhe lirisë për të menduar dhe relaksuar lirshëm për periudha të gjata kohore, ecja është një nga metodat më efektive për të luftuar stresin në baza të rregullta.
Ndërsa ecja është një mënyrë e shkëlqyer për të lehtësuar stresin dhe për të përmirësuar shëndetin tonë, është e rëndësishme që të jeni gjithmonë të përgatitur për një shëtitje. Merrni një çantë të ndihmës së parë, ujë shtesë dhe një telefon celular. Neglizhenca për të sjellë ndonjërën nga këto, do të rezultojë në një rritje të stresit, nëse ndodh një aksident.