Energjia elektrike mund të kursehet në mënyra shumë efikase, ato mund ti aplikojmë në punë, në shtëpi si dhe në çdo ambient që ne ndodhemi. E që të kursejmë rrymën, ekspertët na rekomandojnë disa këshilla, të cilat mund ti lexoni më poshtë lajmit:
– Bojlerin ta lëmë të ndezur vetëm gjatë natës, saktësisht pas orës 22:00 (tarifa e ulët gjatë dimrit), gjatë ditës ndizni bojlerin vetëm sipas nevojës dhe kujdesuni që bojleri në shtëpinë tuaj të mos jetë shumë i vjetër dhe të jetë sa më funksional.
– Makinat larëse të rrobave, çdo herë t’i mbushni plot, para se t’i lëshoni në përdorim, por nëse makina është gjysmë e mbushur, atëherë përdorni programin ekonomik. Makina për larjen e rrobave shpenzon më pak energji nëse lani rrobat në temperatura më të ulëta.
– Mos lejoni të formohet trashësi e akullit në frigorifer dhe ngrirës, shkrini dhe pastroni ato, sepse do të jenë më efektiv dhe më ekonomik.
– Ndalni klimën, llambat në tavolinën tuaj dhe ndonjë pajisje tjetër që nuk e përdorni kur punoni dhe në fund të orarit të punës, fikni të gjithë kompjuterët, monitorët, printerët dhe shrederin. Të njëjtën gjë e bëni edhe gjatë fundjavës kur ju nuk jeni në zyrë.
– Bëjeni rutinë ditore ti shkyçni dritat e panevojshme dhe ti shfrytëzoni pas orës 00:00 pajisjet si që shpenzojnë më shumë rrymës, si rrobalarësen, enëlarësen, bojlerin dhe tharësen e rrobave.