Kinemaja më e madhe në vend, Cineplexx, po vazhdon që të jetë vendi ku zbarkojnë premierat botërore dhe vendi ku mund të kalojmë momente të paharueshme me më të dashurit tanë. Këtë herë, përmes “Ladies Night”, Cineplexx po e sjell premierën e “Magic Mike’s Last Dance” e bashkë me të edhe shumë shpërblime.
Më datë 9 shkurt, duke filluar nga ora 19:00, në ngjarjen ‘Ladies Night’ që do të mbahet në të dyja lokacionet e Cineplexx, në Prishtinë dhe Prizren, bashkë me shfaqjen e filmit, pjesëmarrësit do të kenë mundësi që të fitojnë edhe shpërblime si Gift Cards dhe dhurata me vlerë të lartë.
Biletat për në Cineplexx, mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOS dhe Android) apo në kinema nga ora 15:00. Oraret e filmave mund t’i gjeni në www.cineplexx-ks.eu.