Në botën e sotme, njohja e gjuhëve të huaja është një aftësi jetike, që u jep mundësi njerëzve që të angazhohen në një mënyrë më të menjëhershme dhe kuptimplote, qoftë edhe nga lagjja apo mijëra kilometra larg banimit.
Mësimi i një gjuhe të re mund të ndihmojë jashtëzakonisht shumë në perspektiva të ndryshme, si: në karrierë, arsim dhe përvoja të shumta në udhëtime si dhe ndihmon në marrjen e njohurive të shumta për kulturën apo zakonet e popujve të ndryshëm në botë.
Mësimi i një gjuhe të huaj, ndihmon në thyerjen e barrierave dhe lidh qeniet njerëzore në një nivel më të thellë të mirëkuptimit të ndërsjellë, pavarësisht kombësive, ideve e besimeve të tyre.
Dhe në fund mos e harroni thënien: ‘Sa më shumë gjuhë që flisni, aq më shumë vleni!’.