Ka qenë padyshim një vit i rekordeve për platformën Netflix, gjatë vitit që po e lëmë pas kemi shijuar disa nga prodhimet më ekstravagante, në botën e filmave dhe serialeve.
Pak para se të hyjmë në vitin 2023, të gjithë i kemi sytë nga seriali “Wednesday”, një komedi e errët mbinatyrore me protagoniste Jenna Ortega, i cili që nga data e lansimit (16 nëntor), e deri më tani, ka kaluar më shumë se 1.2 miliardë shikime në Netflix, duke lënë para vetes edhe për pak kohë serialin tejet të shikuar “Stranger Things”, me 1.32 miliardë shikime dhe serialin tjetër “Squid Games”, me 1.65 miliardë shikime.
Vit aktiv ka qenë edhe për serialet dokumentarë dhe fantastiko-shkencorë, disa nga të cilët mund ti gjeni në Netflix, e ata janë: ‘Dahmer’, ‘Money Heist’, ‘Bridgerton’, ‘Lucifer’, ‘All of Us Are Dead’, ‘The Witcher’, ‘Inventing Anna’ dhe ‘13 Reasons Why’.