Jemi në prag të ndërrimit të mot moteve, në periudhën më të lumtur të vitit, posaçërisht për juve që vitin 2022, do ta kujtoni si një vit të sukseseve, të shëndetit të mirë dhe gëzimeve. Përveç stolisjes së pemës së Krishtlindjes, nata e Vitit të Ri ka edhe ceremoninë e gatimeve të veçanta dhe dekorimeve të ushqimeve tona të preferuara. Në përgatitje për festat e fund vitit, ju mund të vendosni imagjinatën tuaj dhe të shërbeni gjithçka që dëshironi, të paraqitur në mënyrë tematike dhe estetike. Ka disa këshilla të shkëlqyera, të cilat do t’i ndajmë me ju, ide për ushqim, pije, dekorime, argëtim për ta bërë numërimin tuaj mbrapsht deri në mesnatë, sa më argëtuese për të gjithë të pranishmit.
Një natë para, diskutoni me familjarët tuaj për ide të ndryshme për sa i përket ushqimit që doni ta keni në tryezë. Ngjyrat ar, argjend, e kuqja dhe e bardha, janë ngjyra tradicionale për dekorimin e festave të fund vitit, por mos lejoni që kjo t’ju kufizojë, mos ngurroni të futni nuanca me shumë ngjyra në dekorin tuaj. Pavarësisht nga skema e ngjyrave, bëjeni atë magjepsës dhe të shkëlqyeshëm me përfundime metalike dhe me shkëlqim.
Nëse keni fëmijë të pranishëm, ky është një aktivitet i mrekullueshëm i Vitit të Ri, por edhe të rriturit do ta shijojnë atë. Blini disa kapele të thjeshta për festë dhe dekorojini me pupla e rruaza, në mënyrë që të gjithë të kenë një kapelë të veçantë. E sa i përket ushqimit, përveç sallatave, gjelit, pulës së pjekur ose mishrave të tjerë që ju i shijoni më shumë, mos e anashkaloni mishin e peshkut, sepse përveç të mirave shëndetësore, thuhet se peshku përfaqëson progres. Mos e harroni edhe shegën, sepse edhe ky frutë, historikisht ka simbolizuar prosperitetin dhe mbarësinë në shtëpi. E sa i përket para gjellës, vendosni vezë të ziera, patate të skuqura, lloje të ndryshme të djathërave apo çfarëdo që ju dëshironi.