Viti që tashmë e kemi lënë pas, ka qenë mjaft produktiv për sa i përket prodhimtarisë filmike, përgjatë të cilit u realizuan filma të jashtëzakonshëm, me histori mjaft interesante, që rezultuan jo vetëm në të shikuar nga audienca e kinemasë apo ndryshe e njohur si arti i 7-të, por filma këta edhe të vlerësuar nga kritikët e filmave.
Këtë javë, lista e filmave premierë, që e karakterizojnë fillimin e vitit 2023, është shumë më e shkurtër se që jemi mësuar rëndom, sigurisht për faktin se viti 2022, na ka ofruar mjaftueshëm filma, të cilët i kemi shijuar edhe gjatë festave të fund vitit. Më poshtë lajmit, mund të njiheni me filmat premierë të kësaj jave si dhe me datën e publikimit të tyre në kinema:
Filmi ‘The Subtle Art of Not Giving A #@%!’ – Data e publikimit : 04 janar
Filmi ‘M3GAN’ – Data e publikimit : 06 janar
Filmi ‘A Man Called Otto’ – Data e publikimit : 06 janar
Filmi ‘The Pale Blue Eye’ – Data e publikimit : 06 janar
Filmi ‘Candy Land’ – Data e publikimit : 06 janar
Filmi ‘The Old Way’ – Data e publikimit : 06 janar
Filmi ‘Alcarras’ – Data e publikimit : 06 janar