– Më 13 janar, të vitit 1978, Elvis Presley u vlerësua me çmimin ‘Gold’ për koverin e këngës ‘My Way’.
– Në këtë datë, të vitit 2010, Beyonce dhe Jaz Z u emëruan çifti me të ardhurat më të larta në Hollywood nga revista ‘Forbes’. Dyshja kishin fituar rreth 100 milionë dollarë, vetëm gjatë një viti.
– Në këtë datë, të vitit 2016, dy këngët e Ed Sheeran: ‘Shape of You’ dhe ‘Castle on the Hill’, ishin në pozitën e parë dhe të dytë, në top listat muzikore britanike. Kompania zyrtare ‘Charts’, tha se kjo ishte hera e parë në histori që një artist të mbante dy pozitat e para të top listës me këngë të reja.