Stina e dimrit ka arritur dhe bashkë me të edhe ngjarjet emocionuese për entuziastët e sporteve dimërore, të cilët për të 16-tin vit me radhë, presin garat ‘X Games Aspen’, event ky që do të mbahet në Austri.
Garat ‘X Games Aspen’, do të fillojnë nga data 27 janar dhe do të mbahen deri më 29 janar, 2023. Çfarë mbetet e njëjtë është që fansat e stilit të lirë, do të mund të shikojnë gjithashtu yjet e skenës në Aspen, plotësisht pa pagesë. Pothuajse 100 nga sportistët më të mirë të sporteve dimërore, do të garojnë për më të mirin.
Sportistët më të mirë të spektaklit ‘X Games Aspen’, ndryshe të njohur si ‘Free riders më të mirë’, do të konkurrojnë përsëri këtë vit edhe në ‘Freeride World Tour’, që do të mbahet më pas edhe në Kanada, Spanjë, Andorra dhe në Zvicër.