Në kulturën perëndimore, e premtja e datës së 13-të, është ditë që ngërthen në vete një ‘mal’ besëtytnish. Megjithëse, askush nuk mund ta shpjegojë me saktësi, por besohet që frika për datën 13-të, të ditës së premte, ka filluar në Mesjetë, duke thurur legjenda të shumta. Tashmë kjo ditë njihet me termin ‘Paraskevidekatriaphobia’, e cila shpreh frikën e njerëzve për të premten e datës së 13-të.
Pavarësisht dhjetëra e qindra besëtytnive të kulturave të ndryshme të cilat lidhen me të premten, e datës 13-të, në fakt, jo të gjitha vendet e botës këtë datë dhe ditë e konsiderojnë si ‘ogurzezë’. Në Spanjë dhe Greqi, e premtja e 13-të konsiderohet si ditë e fatit të keq, kurse në Itali është e premtja e datës së 17-të, që konsiderohet si data më e pafat në kalendar. Në Kinë, datat 13-të dhe 17-të janë ditë normale, kurse data 4 prill, konsiderohet të jetë një ditë e pa fat. Në Japoni data 9-të shtator, konsiderohet fat i keq, për shkak se fjala për numrin nëntë (Kyū) tingëllon shumë e ngjashme me fjalën për torturë ose vuajtje.
Ndërsa, India konsideron datën e 8-të gushtit, si ditë ogurzezë, sepse njihet si ditë e perëndisë hindu, Shani, perëndia e karmës, por edhe e shpërbërjeve dhe grindjeve. Prandaj, ky fakt e bën ditën e tetë, të muajit të tetë të vitit, një datë shumë të papërshtatshme në Indi.