– Me 7 dhjetor, të vitit 2003, këngëtarja Mary J. Blige, u martua me menaxherin e saj, Martin “Kendu” Isaacs. Çifti u ndanë në vitin 2016.
– Në vitin 1996, kënga “Un-Break My Heart” nga Toni Braxton, u radhit në pozitën e parë në Amerikë, në Billboard, për 11 javë rresht.
– Në po këtë datë, të vitit 1991, kënga “Black Or White” nga Michael Jackson, u klasifikua në pozitën e parë në SHBA, për shtatë javë rresht.