– Me 16 nëntor, të vitit 2000, Jewel u bë artistja e parë që transmetoi një koncert drejtpërdrejt në internet, për të përfituar për një organizatë që punon për të sjellë ujë të pastër, për ata që kanë nevojë, kryesisht në vendet Afrikane.
– Me 16 nëntor, të vitit 1974, John Lennon po kryesonte top listën e këngëve më të mira me hitin e tij ‘Whatever Gets You Through The Night’ në SHBA. Elton John, i cili luajti në piano për këngën në fjalë, bëri një marrëveshje me Lennon, që nëse kënga do të arrinte në pozitën e parë, Lennon do të duhej të shfaqej në skenë live me Elton John.
Lennon mbajti premtimin dhe u shfaqë në skenë me John, ku ata interpretuan live së bashku tre këngët: “I Saw Her Standing There”, “Lucy in the Sky With Diamonds” dhe “Whatever Gets You Through the Night”.