– Me 11 nëntor, të vitit 2014, një koleksion fustanesh dhe veshjesh të këngëtares së famshme Madonna, që i kishte veshur ndër vite, në performanca të ndryshme muzikore, u shitën për 3 milionë dollar. Të gjitha të hollat e mbledhura nga ky ankand u dhuruan për bamirësi.
– Më 11 nëntor, të vitit 1957, Elvis Presley performoi në një koncert live në Hawaii dhe kjo njëherit ishte edhe paraqitja e tij e fundit në vitet e 50-ta. Ai kishte shërbyer në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, midis viteve 1958-1960.
– Ishte viti 1986, kur Pink Floyd lëshuan një deklaratë për shtyp, duke thënë se grupi synon të vazhdojnë të përdorin emrin e tyre edhe pa themeluesin e grupit, Roger Waters, duke njoftuar edhe për publikimin e albumit të tyre të ri.