– Me 3 nëntor, të vitit 1990 , kënga “Ice Ice Baby”, e interpretuar nga Vanilla Ice, u bë hiti i parë i zhanrit RAP, që arriti të klasifikohet në top listën muzikore amerikane, Billboard Hot 100.
– Me 3 nëntor, të vitit 1960, Elvis Presley kryesonte top listën muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, me këngën “Now or Never’. Kënga e cila u bazua në këngën e famshme italiane ‘O Sole Mio’, ishte hiti i 5-të me radhë, i Presley’t, që kryesonte top listat muzikore në Britani.
– Me 3 nëntor, të vitit 1992, bendi Bon Jovi publikuan albumin e tyre të pestë, ‘Keep The Faith’, i cili kaloi gjithsej 49 javë në top listën e hiteve në Amerikë. Nga ky album dolën tri këngët hite të bendit si: ‘Keep The Faith’, ‘Bed of Roses’ dhe ‘In These Arms’.