Sipas Ministrisë së Shëndetësisë (MSh) dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK-së), në vendin tonë po vazhdojmë të kemi një situatë të menaxhueshme me pandeminë CoViD-19.
Përgjatë 24 orëve të fundit, nga të dhënat e publikuara nga IKShPK-ja, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga CoViD-19, ndërsa nga 102 persona të testuar për këtë virus, 5 persona kanë rezultuar pozitivë.
Mirëpo, edhe pse situata është nën kontroll në vendin tonë, institucionet shëndetësore të kryesuara nga Ministria e Shëndetësisë, po vazhdojnë tu bëjnë thirrje të gjithëve, që të vazhdojnë me procesin e vaksinimit kundër CoViD-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.836.593 doza të vaksinës.