Vaksinimi kundër gripit sezonal, ka filluar më 31 tetor dhe Ministria e Shëndetësisë (MSh) dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u bëjnë thirrje të interesuarve, sidomos personave më të moshuar dhe personave me sëmundje kronike, që të vaksinohen për t’u mbrojtur nga gripi sezonal.
Mjekët rekomandojnë po ashtu që të gjithë personat e moshës nga 6 muaj e lart, të marrin vaksinën vjetore kundër gripit sezonal. MSh dhe IKShPK rekomandojnë qytetarët që të vaksinohen kundër gripit sezonal dhe gjithashtu të marrin edhe dozën e radhës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19!