– Me 24 gusht, të vitit 2019, pas 19 javësh në pozitën e parë, kënga ‘Old Town Road’, nga Lil Nas X, zëvendësohet me këngën ‘Bad Guy’ nga Billie Eilish, që arriti në pozitat e para në top lista muzikore, në shumë vende të botës.
– Në po këtë datë, të vitit 1981, rock bendi The Rolling Stones, lansuan albumin ‘Tattoo You’. Kënga hit e këtij albumi, titullohet ‘Start Me Up’.
– Në këtë datë, të vitit 2010, këngëtarja Katy Perry, lansoi albumin e saj ‘Teenage Dream’. Albumi arriti në pozitën e parë të albumeve më të mira në Amerikë dhe 5 këngë nga ky album, mbanin pozitën e parë për javë të tëra, në top listat muzikore amerikane.