Muzika vjen në forma dhe zhanre të ndryshme duke i dhënë jetës sonë ngjyra dhe kënaqësi nëpërmes melodive të ndryshme. Në vitin 2009, arkeologët duke gërmuar një shpellë në Gjermani, zbuluan një flaut të gdhendur nga kockat e një zogu. Artefakti i zbuluar, thuhet se është instrumenti muzikor më i vjetër i njohur në tokë, që tregon se njerëzit kanë zbuluar forma të ndryshme për të krijuar muzikë, për më shumë se 40 mijë vjet më parë.
Dëgjimi i muzikës na sjell përfitime individuale dhe kolektive, që përfshijnë edhe shëndetin tonë. Njerëzit në kultura të ndryshme në botë, krijojnë muzikë në forma të ndryshme, që përfshijnë jo vetëm instrumentet por edhe natyrën, gjërat materiale apo edhe forma alternative. Data e sotme, 24 gushti, shënon ‘Ditën e muzikës së pazakontë’, e krijuar nga kompozitori dhe muzikanti, Patric Grant, në vitin 1998, i cili inkurajoi njerëzit të dëgjojnë dhe krijojnë muzikë nga zhanre të reja, që nuk përfshijnë vetëm instrumente muzikore. Disa nga këto zhanre ndryshe të muzikës, janë zhanret: Mathcore, Chiptune, Spacesynth, Epic doom metal etj., që zgjerojnë dhe pasurojnë shijet tona muzikore.
Për të shënuar këtë ditë, sot dëgjoni zhanre jo të zakonshme muzikore, që ndihmojnë të kuptoni më shumë kultura dhe shpikje të reja në muzikë, që e lidhin botën me gjuhën e përbashkët, atë muzikore.