Sipas OKB-së, rreth 236,000 njerëz mbyten çdo vit, gjë që e bën mbytjen një problem të madh të shëndetit publik, në të gjithë botën. Më shumë se 90% e vdekjeve nga mbytja ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku fëmijët nën moshën pesë vjeç janë në rrezik më të lartë.
Shumica e këtyre vdekjeve janë të parandalueshme, nëpërmjet nismave që edhe në aspektin ekonomik nuk kanë kosto të lartë.
Disa prej masave që mund të merren janë: instalimi i barrierave që kontrollojnë aksesin në ujë, sigurimi i vendeve, me kujdes të veçantë për fëmijët, mësimi i notit, trajnimi i masës për shpëtim, vendosja dhe zbatimi i rregulloreve të sigurta të lundrimit.
Në këtë ditë, OBSH-ja fton të gjithë që të ndajmë postime me sloganin #DrowningPrevention, për të ngritur vetëdijen globale rreth zgjidhjes së këtij problemi.