Kontingjenti Austriak i KFOR-it ka një (1) vend të lirë pune për mirëmbajtje të pastërtisë
Posti në falë vepron si mirëmbajtës pastrimi në stafin brenda “Austrian National Support Element”, në Kampin “Film City”, në Prishtinë.
Kualifikimet e nevojshme për këtë pozitë janë:
– Minimumi tre (3) vite përvojë në lidhje me mirëmbajtjen e shtëpisë dhe mirëmbajtje në staf.
– Kërkohet rishikimi i shqyrtimit të favorshëm të kryer çdo gjashtë muaj gjatë punësimit.
– Të flasë rrjedhshëm gjuhën gjermane ose të paktën gjuhën angleze.
– Personi duhet të ketë një reputacion të mirë.
– Personi duhet të jetë i veçantë, shumë i motivuar dhe të ketë etikë të fortë në punë.
– Mirëmbajtësi i pastërtisë në staf duhet të jetë profesionist, me përvojë dhe i besueshëm për të kryer detyrat shtesë të kërkuara pa mbikëqyrje, dhe të kryhen brenda një periudhe të pranueshme.
– Mbajtësi i postit duhet të jetë banor i ligjshëm i Kosovës.
– Paga bruto për këtë post, është 516 €, mirëpo taksat duhet të paguhen vetë.
– Sigurimi në rast aksidenti, do të paguhet ekstra.
– Puna fillohet më 1 dhjetor të këtij viti.
– 180 orë do të jenë përgjatë 1 maji.
– Kontrata e punës është 3 vjeçare.
– Planifikohet një ditë pune si provë.
Aplikacionet duhet të dërgohen me e-mail, në adresën kos.autcon.office@bmlv.gv.at, deri me datën 31 gusht, 2022.