-Më 17 korrik, të vitit 1995, Robbie Williams u largua nga grupi Take That. Grupi kishte arritur suksese me gjashtë këngë, të cilat në Mbretërinë e Bashkuar u renditën në vendin e parë, gjersa Robbie ishte pjesë e grupit.
– Më 17 korrik, të vitit 1967, kënga e bendit The Beatles, ‘All You Need Is Love / Baby You’re A Rich Man’, u publikua në këtë ditë dhe u rendit në vendin e parë, në SHBA.
– Më 17 korrik, të vitit 1976, Demis Roussos arriti që të klasifikohet në vendin e parë në tabelën e këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me ‘The Roussos Phenomenon EP’.