Pasi kaloi një sezon fantastik në Superligën e Kosovës, duke u shpallur kampion, ekipi i futbollit nga Suhareka, Ballkani, tashmë është gati për lavdinë e Ligës së Kampionëve.
Kampioni aktual i Kosovës, në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, do të përballet me ekipin nga Lituania, Zhalgiris.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, me 5 korrik, duke filluar nga ora 20:00, ndërsa ndeshja kthyese është paraparë të zhvillohet një javë më pas.