Të gjithë ne e shfrytëzojmë mjedisin për të zhvilluar veprimtaritë tona jetësore, shpesh fokusohemi në gjëra materiale, duke e anashkaluar kujdesin ndaj ekuilibrave natyrorë. Ju kujtojmë që me ndotjen e tokës, ujit dhe ajrit, gradualisht dëmtohen, shkatërrohen ekosistemet dhe habitatet natyrore të kafshëve dhe të bimëve. Njeriu e shfrytëzon tokën në favor të interesave të tij, ndërkohë që ndotja e tokës paraqet ndotjen e sipërfaqes natyrore të saj nga aktivitetet industriale, komerciale, shtëpiake dhe bujqësore. Siç këshillojnë ekspertët e fushës përkatëse, mënyra më e mirë për të parandaluar ndotjen e tokës, është përmes menaxhimit të mbeturinave në mënyrë të organizuar, shfrytëzimit të tokës në mënyrë të organizuar dhe praktikave adekuate bujqësore. Është përgjegjësi e secilit qytetar që të kontribuoj në ruajtjen e mjedisit, aty ku ata jetojnë, me qëllim të promovimit të një shoqërie të shëndoshë, e cila menaxhon në mënyrë të drejt mbeturinat dhe ruan hapësirat publike.
Duke qenë se fëmijët janë baza e zhvillimit, ata janë më të ekspozuar nga veprimet e të rriturve, ndjekin veprimet e tyre dhe i praktikojnë ato, prandaj të rriturit para së gjithash, duhet të jenë shembulli ideal i të qenit qytetar të përgjegjshëm në çdo aspekt, e në këtë rast, edhe në ruajtjen e mjedisit.
Mjedisi është i të gjithëve, andaj të gjithë duhet ta mbrojmë dhe ta ruajmë atë.