Me datën 1 qershor, Cineplexx në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, do të organizoj një ngjarje argëtuese, dedikuar fëmijëve. Eventi do të fillojë nga ora 11:30, ku do të ketë program të përzgjedhur të filmave të animuar me çmim special të biletës, për vetëm 2€.
Gjithashtu për nder të ditës së fëmijëve, kinemaja ABC do të organizojë edhe shumë aktivitete të tjera për fëmijët si maskota, ngjyrosje të fytyrës dhe dhurata të ndryshme falas.
Fëmijët do të kenë mundësi të zgjedhin nga tre filmat që do të shfaqen gjatë kësaj dite. Biletat mund të blihen online përmes aplikacionit Cineplexx KS (iOs dhe android) apo në kinema, nga ora 14:30, ndërsa oraret e filmit mund ti gjeni në www.cineplexx-ks.eu.