Radio K4: Radio K4: Çfarë do të thotë kur themi se Kosova ka për obligim të ofrojë mbështetje adekuate për viktimat e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje?
Këshilltarja për Çështje Gjinore në OSBE: Në vitin 2020, Kosova ka miratuar një amendament në Kushtetutën e saj që i jep efekt të drejtpërdrejtë Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, e njohur si Konventa e Stambollit. Me përfshirjen e kësaj Konvente në Kushtetutën e Kosovës, kjo rrjedhimisht e ka obliguar qeverinë që të krijojë shërbime adekuate për viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje. Konventa e bën të qartë diferencën dhe e vendos një detyrim për nënshkruesit për të krijuar dy lloje shërbimesh, shërbimet e përgjithshme dhe ato të specializuara. Shërbimet e përgjithshme i përfshijnë, mirëpo nuk kufizohen në këshillim ligjor dhe psikologjik, ndihmë financiare, strehim, arsim, trajnim dhe ndihmë për gjetjen e punësimit.
Nga ana tjetër shërbimet e specializuara janë më të fokusuara në mbështetjen afatshkurtër dhe afatgjatë për viktimat, ndër të cilat është strehimi, linjat e ndihmës SOS, mbështetja për viktimat e dhunës seksuale duke përfshirë mbrojtjen dhe mbështetjen e fëmijëve dëshmitarë të dhunës. Në kuadër të këtyre obligimeve, çdo institucion në Kosovë duke përfshirë edhe Policia e Kosovës janë të obliguar që të zbatojnë masat e mbrojtjes së viktimave dhe të ofrojnë shërbime adekuate. Këto masa sigurojnë që viktimat të jenë të sigurta nga kërcënimet, hakmarrja dhe viktimizimi i përsëritur gjatë të gjithë procesit.
Këto masa krijojnë një zinxhir të fortë ngjarjesh në mbështetje të viktimave, për të pasur jo vetëm mbështetjen e sistemit, por një ri-fuqizim për t’u ngritur dhe për të ecur para, duke lënë pas ciklin e viktimës.
Radio K4: Sa prej këtyre dhomave janë në dispozicion në mbarë Kosovën dhe çfarë shërbimesh ofrojnë?
Këshilltarja për Çështje Gjinore në OSBE: Falë OSBE-së dhe Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe MSU, Njësia e Karabinierëve në Kosovë, aktualisht ekzistojnë dhjetë dhoma të ndjeshme intervistimi me qendër viktimat, që mbulojnë të gjitha rajonet, përfshirë edhe veriun e Kosovës. Dhomat janë të vendosura në zona në komisariatet e policisë me volum të ulët trafiku. Qëllimi është që të mos i lejohet askujt, veçanërisht dhunuesit apo familjes së tij, hyrja (aksesi) te viktima dhe fëmijët e saj. Të dhjetë dhomat janë të pajisura në mënyrë të barabartë në një ambient qetësues, për ti bërë viktimat të ndihen më të qetë se sa në dhomat e ekzaminimit të zakonshëm të tipit policor.
Viktimat mund të gjejnë një ndjenjë të arsyeshme lehtësie dhe hapjeje, për të dhënë lirisht deklaratat e tyre dhe fëmijët mund të qëndrojnë relativisht afër tyre në këndin e fëmijëve.
Dhoma ka për qëllim të ofrojë një mjedis më të mbrojtur dhe miqësor, i favorshëm për viktimat të ndjehen të sigurt, ndërkohë që oficerët e policisë kanë mundësi të kryejnë intervistat në një mënyrë më pak ndërhyrëse. Dizajni i dhomave është një përfitim për të gjithë, komoditeti fizik dhe psikologjik i dhomës së butë do të ndihmojë oficerët, në mënyrë që të marrin dëshmi më të detajuara dhe të sakta nga viktimat. Përveç kësaj, të gjitha ato dhoma kanë qasje në objektet sanitare, që viktimat mund t’i përdorin lirisht. Deklaratat e viktimave do të merren nga hetues të trajnuar të dhunës në familje, të cilët kanë një përvojë të gjatë në punën me krime të ngjashme.
Për më tepër, viktimat kanë të drejtë të zgjedhin të intervistohen nga një grua hetuese e dhunës në familje, e cila është veçanërisht e rëndësishme në rastet e dhunës seksuale. Pas mbylljes së intervistës, policia mund ta referojë viktimën në shërbime të tjera në varësi të rastit.
Radio K4: Cilat janë hapat e ardhshëm dhe si mundet apo do të ndihmojë organizata juaj?
Këshilltarja për Çështje Gjinore në OSBE: Misioni i OSBE-së në Kosovë është i gatshëm të ofrojë mbështetje për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera në rritjen e kapaciteteve në drejtim të luftimit të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, por pa u kufizuar sikurse vijon:
⦁ sigurimi i ngritjes së kapaciteteve të të anketuarve të parë në Policinë së Kosovës dhe hetuesve të dhunës në familje në teknikat e intervistimit me fokus viktimat.
⦁ ofrimi i trajnimeve për vlerësimin e rrezikut të dhunës ndaj grave, dhunës në familje si dhe parandalimin e ri-viktimizimit.
⦁ sigurimin e monitorimit të urdhrave të mbrojtjes së përkohshme dhe efektivitetit të tyre në uljen e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.
⦁ ofrimi i trajnimeve të synuara për bashkëpunim aktiv ndërmjet Policisë së Kosovës dhe prokurorisë në përpunimin penal të dhunës ndaj grave dhe rasteve të dhunës në familje.
⦁ përfshirje aktive në të gjitha aktivitetet parandaluese në komunitet, veçanërisht në shkollat lokale.
Radio K4: Cili do të ishte mesazhi juaj për dëgjuesit e Radio K4-it?
Këshilltarja për Çështje Gjinore në OSBE: Raportoni dhunën. Për ju u krijuan dhoma të ndjeshme intervistash në qendër të viktimave!