Bazuar në të dhënat e Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit, nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet, janë shënuar 19 raste me të lënduar, 31 aksidente me dëme materiale dhe janë shqiptuar 1.977 tiketa trafiku. Ndërsa, për sa i përket respektimit të rregullave të komunikacionit, në bazë të ligjit Covid-19, janë shqiptuar 19 tiketa, janë arrestuar 17 persona, 10 persona janë ndaluar në mbajtje dhe 6 në vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës me këtë rast apelon për kujdesi maksimal tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, veçanërisht për drejtuesit e automjeteve që t’i respektojnë shenjat e komunikacionit, për të shmangur aksidentet.