– Më 19 maj, të vitit 1962, tre muaj para vdekjes, artistja Marilyn Monroe, bëri paraqitjen e fundit publike në ditëlindjen e 45-të të presidentit të SHBA, John F. Kennedy. Ajo këndoi dhe argëtoi të pranishmit në ditëlindjen e presidentit Kennedy.
– Me datën e sotme 19 maj, të vitit 1973, këngëtari Stevie Wonder, arriti në majat e top listës amerikane Billboard, me këngën e tij të titulluar ‘You Are The Sunshine Of My Life’. Për këtë këngë, këngëtari ishte inspiruar nga gruaja e tij, Syreeta Wright, e cila shpesh ishte edhe kantautore e teksteve të këngëve të Stevie Wonder.
– Në këtë datë, të vitit 2010, kënga ‘Stairway To Heaven’ nga bendi Led Zeppelin u cilësua si kënga më e mirë rock, nga një anketë me dëgjuesit e radios ‘Absolute Classic Rock’ në Angli. Led Zeppelin kishin edhe dy këngë të tjera në këtë kohë në top lista muzikore, këngën ‘Whole Lotta Love’ dhe këngën ‘Rock ‘n’ Roll’.